Qindra njerëz të bllokuar në Qafë Murriz, policia: Afrohuni pranë mjeteve, do të hapet rruga

Qindra drejtues automjtesh kanë mbetur të bllokuar në Qafë Murrzi, teksa policia ka dalë më një njoftim.

Për pak minuta pritet të hapet rruga dhe u bëhet thirrje drejtuesve që të afrohen pranë makinave.

Sipas policisë, borëpastrueset kanë bërë të mundur hapjen e rrugës, ku prej orës 14:00, më shumë se 300 qytetarë kanë mbetur të bllokuar, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Drejtuesit e mjeteve braktisën makinat për shkak të temperaturave të ulëta dhe qëndruan përkohësisht në lokalet e zonës.

 


Shtuar 25.11.2023 20:50