Qeveria shkarkon nga detyra Drejtoren e Përgjithshme të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit

Qeveria ka miratuar sot vendimin për shkarkimin e Abigeila Voshtina nga detyra e Drejtores së Përgjithshme të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Voshtina është emruar në këtë detyr në vitin 2022, pas një konkursi që në atë kohë u trumpetua me pompozitet, ndërsa u tha se drejtuesja e re do të kishte një mandat 4-vjeçar. Por violinistja ka qëndruar pak më shumë se dy vite në këtë detyrë

LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TEATRIT KOMBËTAR TË OPERËS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Abigeila Voshtina, drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, lirohet nga kjo detyrë.
Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


Shtuar 13.12.2024 18:23