Qeveria miraton marrëveshjen me KE-në, 82.6 mln euro Shqipërisë në mbështetje të reformave kryesore

Këshilli i Ministrave ka marrë 2 vendime që lidhjen me procesin e anëtarësimit dhe integrimit të Shqipërisë në BE.

Vendimi i parë ka të bëjë me miratimin e marrëveshjes së finacmimt midis Shqipërisë dhe KE në kuadër të programit 22 për sistemin e parë të anëtarësimit.

Ndërsa vendimi i dytë është mbështetja e BE-së për reformat kryesore në Shqipëri. BE i ka dhënë Shqipërisë paketën 82.6 mln euro si asistencë për reformat kryesore.

“Vendimi i parë lidhet me miratimin e marrëveshjes së finacmimt midis Shqipërisë dhe KE në kuadër të programit 22 për sistemin e parë të anëtarësimit. Paketa IPA 2022 që qeveria e miratoi sot përfshin asistencë ndaj Shqipërisë prej 82.6 milionë euro.

E dyta mbështetje për vlerësimin e fazës së tretë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, asistencë 9.7 milionë euro, mbështetje për reformën në drejtësi, BE për demokraci në vlerën 5 milionë euro, mbështetje që synon forcimin e rolit të parlamentit në demokraci, BE për ujin 29 milionë euro që mbështet reformën thelbësore të qeverisë shqiptare në fushën e ujit.

BE për rininë në vlerën 5 milionë euro që mbështet iniciativat e qeverisë shqiptare për të rinjtë në vendin tonë.
Vendimi i dytë është për miratimin e strategjisë kombëtare për zhvillim dhe integrim të Shqipërisë. Strategjia është boshti kryesor i orientimit të zhvillimit të vendit. Strategjia ka një vision të qartë, ndërtimi i një ekonomie dinamike, pjesë e BE dhe rajonit që ofron kushte të barbarta për rritjen e mirëqenies së qytetarëve mbështetur në demokraci. 6 prioritete madhore parashikohen: integrimi europian, lufta ndaj korrupusonit, energjia, bujqësia, turizmi dhe dixhitalizimi”, janë 2 vendimet e marra sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave./albeu.com/


Shtuar 22.02.2023 15:05