Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka njoftuar ndryshime në Kodin Penal duke marrë vendime të rëndësishme për kontrollin e armëve.
Çuçi ka zbuluar kategoritë që do të preken.
“Miratuam planet e veprimit për kontrollin e armëve dhe municioneve për këto dy vite.
Ky plan parashikon që të parandalojë posedimin e armëve pa leje në duart e civilëve, kontrollin e trafikut të armëve dhe disiplinimin e licencimit, jo vetëm luftarake, por edhe gjahut dhe agjencive private të sigurisë.
Ne kemi parashikuar që të bëjmë disa ndryshime në kodin penal dhe kriminalizojmë trafikimin përmes kolive postare, apo posedimin e pajisjeve që mundësojnë printimin 3D të armëve.
Pra është një strategji që synon të parandalojë posedimin e këtyre armëve në mënyrë të jashtëligjshme. Policia cdo ditë bën aksione” deklaroi Çuçi/albeu.com