Qeveria italiane miraton fondin, 2 miliardë euro për zonat e prekura nga përmbytjet

Qeveria e Giorgia Melonit ka miratuar sot masat me vlerë dy miliardë euro, për të ofruar ndihmë emergjente për popullsinë e rajonit italian të Emilia Romagna, e cila javën e kaluar u godit nga një valë e fortë moti i keq, që la 15 të vdekur.

Sipas kryeministres italiane, masat kryesore përfshijnë pagesën nga shteti të pagave të punëtorëve që do të pezullohen për një periudhë nëntëdhjetë ditë. Për këtë qëllim u ndanë 580 milionë euro. Njëkohësisht deri në gusht do të ngrihet pagesa e taksave nga banorët e qarkut. Më shumë se njëzet milionë euro janë gjithashtu në dispozicion për riparimin e dëmeve në shkolla dhe dyqind milionë të tjera për fondin e fatkeqësive natyrore.

Ndër të tjera, mbështetje e posaçme është miratuar nga ministritë e Turizmit dhe Sporteve, ndërsa çmimi i biletës për të gjithë muzetë italianë pritet të rritet përkohësisht me një euro, me qëllim për të shpëtuar punimet e artit dhe trashëgimisë kulturore të Emilia Romagna.

“Planifikohet ndihma e re për invalidët. Të gjithë ministrat bashkëpunuan, qeveria jonë bëri gjithçka që ishte e mundur”, tha Georgia Meloni.

Ajo shtoi se pastaj do të ketë një fazë të dytë, me fonde të reja për rindërtimin.

 


Shtuar 23.05.2023 19:04