Qeveria e Maqedonisë së Veriut konsideron, se ndarja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në procesin eurointegrues, nuk është në interes të askujt.
Shtojnë, se ndarja e tillë, mund të ketë pasoja në sigurinë e rajonit.
“Sjellja joparimore nga ana e Bashkimit Evropian mund të ketë pasoja në sigurinë e tërë rajonit. Që të dy shtetet duhet të shkojnë bashkërisht, në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe të ndihmohen”, deklaruan zëdhënësit e Qeverisë, Dushko Arsovski dhe Muhamed Hoxha, transmeton TV21.