Qeveria shqiptare do të shpenzojë 10 milionë euro për rikonstruksionin e ambienteve të Spitalit të Traumës. Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, ka shpallur tenderin me objekt “Rikonstruksion i Godinës së Korpusit Qëndror dhe Sistemimi i Ambienteve të Jashtme të Spitalit Universitar të Traumës”, i cili parashikon transformimin total të atij që njihet ndryshe dhe si ish Spitali Ushtarak.
Sipas dokumentave të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, data për zhvillimin e tenderit është caktuar 11 nëntori, ndërsa vlera e pritshme e kontratës është vendosur 1 miliardë e 13 milionë lekë ose 10.2 milionë euro me kursin aktual.
Punimet për rikonstruksionin e spitalit parashikohen të zgjasin 24 muaji.
Projekti për transformimin e qendrës spitalore, është hartuar nga studio Civil Cons dhe C.E.C group./Kapitali.al