Qëndroni shumë kohë ulur në ditë? Disa mënyra si mund të shmangni rreziqet

Për të reduktuar efektet e dëmshme të qëndrimit ulur ajo që specialistët këshillojnë është një shëtitje e lehtë pesë minutëshe, çdo gjysmë ore.

Për këtë, një grup studiuesish morën 11 të rritur të shëndetshëm, të moshës së mesme dhe të moshuar që të uleshin në laboratorin e tyre për 8 orë, që përkon me një ditë standarde pune. Këtë e bënë për një javë rresht, ku secilën ditë eksperimentin e praktikonin në forma të ndryshme. Në një ditë pjesëmarrësit lëvizën shumë pak gjatë 8 orëve, në një ditë tjetër ecnin për një minutë çdo gjysmë ore, një ditë tjetër lëvizën nga 5 minuta çdo orë dhe një tjetër ditë ecën nga 5 minuta çdo gjysmë ore.

Qëllimi ishte të gjendej koha e saktë e lëvizjeve për të shmangur rreziqet që mund të vinin nga qëndrimi i gjatë ulur, siç janë nivelet e sheqerit në gjak apo sëmundjet e zemrës.

Sipas studiuesëve u zbulua se një shëtitje e lehtë prej 5 minutash çdo gjysmë ore ishte e vetmja strategji që uli ndjeshëm nivelet e sheqerit në gjak krahasuar me qëndrimin ulur gjatë gjithë ditës. Në veçanti, 5 minuta ecje çdo gjysmë ore reduktuan rritjen e sheqerit në gjak dhe uljen e rrezikut për sëmundjet e zemrës në 60 për qind të tyre.

Përveç përfitimeve të shëndetit fizik, kishte edhe përfitime për shëndetin mendor. Gjatë studimit, ata i kërkuan pjesëmarrësve të vlerësonin gjendjen e tyre mendore duke përdorur një pyetësor. Gjithashtu zbuluan se krahasuar me qëndrimin ulur gjatë gjithë ditës, një shëtitje e lehtë 5-minutëshe çdo gjysmë ore zvogëloi ndjenjat e lodhjes, i vendosi pjesëmarrësit në një humor më të mirë dhe i ndihmoi ata të ndiheshin më energjikë.

Njerëzit që qëndrojnë ulur për orë të tëra, zhvillojnë sëmundje kronike , duke përfshirë diabetin, sëmundjet e zemrës, demencën dhe disa lloje kanceri me ritme shumë më të larta, sesa njerëzit që lëvizin gjatë gjithë ditës. Një mënyrë jetese e ulur gjithashtu i vë njerëzit në një rrezik shumë më të madh të vdekjes së hershme. Por vetëm ushtrimet fizike të përditshme mund të ndryshojë efektet e dëmshme shëndetësore të qëndrimit ulur.


Shtuar 7.04.2023 20:00