“Qëndro e fortë”, Jennifer Lopez mbështet publikisht Britney Spears

Jennifer Lopez i ka dërguar një mesazh mbështetjeje Britney Spears, pas përplasjeve të yllit të popit me ish-partnerin e saj me të cilin ka dy djem, Kevin Federline.

“Qëndro e fortë”, ka shkruar Lopez në InstaStory, Instagram teksa shpërndau një postim nga Spears, ku në foto ishin dy artistet së bashku që merrnin pjesë në MTV Video Music Awards 2001. Spears citoi këngëtaren në postimin e së premtes ku ajo reflekton mbi “pavarësinë” dhe “barazinë”.

“Siç tha dikur Jennifer Lopez, shikoni atë kamerë dhe i thoni çdo vajze të vogël në botë të ngrejë zërin dhe të mos zmbrapset kurrë për t’i dhënë dritë padrejtësisë”! Unë jam këtu për të thënë se liria është një gjendje shpirtërore! Zoti ju bekoftë të gjithëve!”, ka shkruar Britney. Por, Lopez gjithashtu komentoi tre emoji zemre në postimin e Spears./albeu.com


Shtuar 16.08.2022 08:09