Zbardhet dëshmia e Skerdi Tasi, i cili u arrestua nga policia për tentativë vrasjeje të pronarit të një shkolle të njohur private në Tiranë, ngjarje e ndodhur para pak muajsh.
63-vjeçari që po udhëtonte me një “Mercedes-Benz ML” shpëtoi nga pumbat që i tejshkuan makinwn.
Sipas agresorit ai nuk ka qenë shënjestra e vërtetë.
Dëshmia e tij para hetuesve
“Në atë vend kam qëndruar rreth një orë në këmbë duke pritur, nuk më kujtohet sa ka qenë ora kur kam parë automjetin ML me targa Tirane, në timonin e së cilës mendova se ishte një person me të cilin dy javë më përpara kisha pasur debat të fortë.
Në momentin që pashë automjetin kam nxjerrë nga trupi një arme zjarri e tipit skorpions dhe kam qëlluar mbi makinën. Në momentin që pashë se personi që ishte në makinë nuk ishte ai që prisja kam ndaluar së shkrepuri armën dhe jam larguar me vrap. Kam vënë re se drejtuesi i automjetit eci disa metra përpara dhe u kthye me makinë prapë.
Menjëherë pas momentit të qëllimit kam marrë rrugën dytësore me drejtimin nga diga e liqenit, ajo që është shëtitorja e liqenit. Armën e kam futur poshtë xhupit për ta fshehur dhe pasi kam ecur rreth 300 metra, nuk jam i sigurt për distancën, armën e kam hedhur në ujërat e liqenit rreth 10-15 metra nga bregu.
Vendin e mbaj mend vetëm po të afrohem atje. Pas hedhjes së armës kam vazhduar rrugën në këmbë për të kryqëzimi i 21 dhjetorit. Aty, pasi mbërrita kam gjetur një furgon me të cilin kam udhëtuar deri në qytetin e Fierit.
Nuk kam asnjë njohje dhe as konflikt me L.Masha. Armën e kam pasur në banesën time në qytetin e Levanit, ka qenë nga trazirat e vitit 1997 në banesë. Në Tiranë e kam sjellë disa ditë para se të ndodhte ngjarja, e kisha fshehur ne parkun e Liqenit Artificial.
Personin që kam pasur konflikt nuk e njoh me gjeneralitete, e njoh vetëm si fytyrë. Konflikti ka qenë i rastësishëm pranë digës së Liqenit. Mua më ishte fiksuar se kalonte në atë vend ku kam qëlluar me armë.
Ju sqaroj edhe njëherë se atë ditë kam ngatërruar person dhe këtë gjë e vura re menjëherë pasi u afrova te makina mbi të cilin kisha qëlluar me armë zjarrri. Në atë moment kam ndaluar të shtënat dhe jam larguar nga vendi i ngjarjes”./albeu.com