Autorët i ngritën pritën e vdekjes, njiheshin me viktimat, mediet greke: Edhe targat e shqiptarëve të ekzekutuar ishin false

Hetimet e EL.AS janë në zhvillim e sipër për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, të cilët pasditen e së hënës ekzekutuan gjashtë shqiptarë në Luçë.

Pesë nga gjashtë viktimat ishin në një makinë, ndërsa i gjashti, i cili ishte shoferi, u gjet i pajetë jashtë saj. Sipas informacioneve bëhet fjalë për shqiptarë.

Policia greke po kryen hetime për të përcaktuar nëse çdo informacion identifikues që supozohet se gjendet në zotërim të viktimave është i vërtetë apo i rremë.

Ato që janë padyshim false, sipas burimeve të EL.AS-it, janë targat gjermane të makinës Ford, të cilat dyshohet se i ishin ngjitur makinës.

Edhe targat e makinës së shqiptarëve rezultojnë false. 

Sipas informacioneve, skenari i konsideruar si më i mundshmi nga autoritetet është se bëhet fjalë për një larje hesapesh, lidhur me një rast droge.

Autorët dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin dhe duket se në fakt, të parët i kanë ngritur pritën e vdekjes me targa false gjashtë të ekzekutuarëve.

Skenari i pritës së vdekjes përforcohet nga pozicioni në të cilin janë gjetur viktimat (brenda makinës).

Sipas informacioneve në vendngjarje janë gjetur 25 gëzhoja, ndërsa policia është në kërkim të një veture të zezë dhe një motorr./Albeu.com


Shtuar 11.09.2023 21:44