Qëlloi për vdekje bashkëshorten, arrestohet ish-polici

Policia ka arrestuar ish-policin Koço Buzo i cili ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij në Elbasan.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme pranë Gjykatës së qytetit.

Mësohet se ai ka qenë ish-punonjës i Policisë së Shtetit. Pas ngjarjes, ai është larguar me vrap, por pas pak minutash është vënë në pranga nga policia. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 6.05.2021 13:00