Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, bënë të mundur arrestimin e shtetasit K. B., 27-vjeç, banues në Fier, i shpallur më parë në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Sipas hetimeve, më 5 janar 2025, 27-vjeçari për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri shtetasin G. H., 42-vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Të lidhura
None found
Gjykata caktoi për të masën e sigurisë “Arrest me burg”. Arrestimi u realizua në Kakavijë nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Ky operacion vjen si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit të strukturave të Policisë në luftën kundër krimeve të rënda dhe sigurisë publike.
