Qëlloi me armë në ajër sapo kishte dalë nga burgu, arrestohet vlonjati

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 37-vjeçarin që qëlloi me armë zjarri në ajër mbrëmjen e djeshme. 37-vjeçari sapo kishte dalë nga burgu këto kohë.

Në pranga kanë rënë dhe një 31-vjeçar së bashku me një 35-vjeçar për moskallëzim krimi.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 37 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, sepse pasditen e djeshme, ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë në lagjen ”Bashkimi”. Gjithashtu u arrestuan shtetasit S. K., 35 vjeç dhe K. A., 31 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi nuk kanë njoftuar organet kompetente, për këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë./’albeu.com


Shtuar 15.02.2022 13:20

Tags: ,