Qëlloi me armë makinën e autorëve pasi i vranë shokun, kush është 32-vjeçari që u arrestua sot në Vlorë

32-vjeçari Sali Zeneli është arrestur nga policia pasi ishte i dënuar për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve”.

Zeneli qëlloi me armë zjarri në drejtim të makinës me të cilin u larguan 2 autorët pas ekzekutimit të shokut të tij Taulant Beqiraj, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 2021.

NJOFTIMI I POLICISE
Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për ushtrimin e kontrolleve të befasishme në qendrat urbane, në akset rrugore nacionale dhe në ato kryesore rurale, me qëllim kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Swift”, në kuadër të të cilit u kap dhe ndalua shtetasi në kërkim:

S. Z., 32 vjeç, banues në Panaja.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 15.03.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

Shtetasi S. Z. dyshohet se më datë 03.03.2021, pas vrasjes së shokut të tij, shtetasit T. Gj., në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin janë larguar autorët, 2 prej të cilëve, H. J. dhe S. G., janë ndaluar më pas nga Policia.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 8.12.2022 14:32