Qëlloi me 3 plumba 6-vjeçarin pas sherrit me babain e tij, 25 vite burg për Jetmir Koxherrin

25 vite burg janë dhënë për Jetmir Koxherrin i cili ka qëlluar në fytyrë dhe në trup me 3 plumba një 6 vjecar në Bulqizë.

Koxherri akuzohet për tentativë vrasje pasi plagosi me 3 plumba në fytyrë dhe në trup 6 vjecarin në Bulqizë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e nisjes së një konflikti në lokal mes 27 vjeçarit, Jetmir Koxherrit dhe babait të 6 vjeçarit dhe më pas degradoi deri në përdorjen e armëve.

Koxherri ka marrë armën dhe në tentativë për të qëlluar personin me të cilin u konfliktua, gabimisht qëlloi me 3 plumba që kapën në fytyrë dhe në trup djalin e tij 6 vjeçar i cili në ato momente po flinte gjumë dhe fatmirësisht arriti të shpëtonte.

NGJARJA, QERSHOR 2019:

Një fëmijë 6-vjeç është plagosur në mesnatë me automatik në Krastë të Martaneshit, teksa ishte në gjumë.  Autor i kësaj ngjarje është një 27-vjeçar, Jetmir Koxherri nga Bulqiza, i cili më herët ishte zënë në një lokal rreth orës 01:15 të mëngjesit me babain e 6-vjeçarit, një burrë me inicialet H.Rr.

Ai u arrestua pas ngjarjes nga forcat e policisë, ndërsa e gjitha nisi pas konfliktit në lokal. I riu më tej është larguar nga lokali ka marrë armën automatike dhe ka shkuar në banesën e burrit duke qëlluar me breshëri. Plumbat kapën në fytyrë dhe trup djalin 6-vjeçar të tij i cili ishte në gjumë.

Fëmija është transportuar fillimisht në spitalin e Dibrës, ndërsa më pas me helikopter në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar, pasi është në gjendje shumë të rëndë. Në konfliktin në lokalin e fshatit Krastë ishte përfshirë edhe një person tjetër me inicialet Sh. P. /albeu.com/