Qëlloi bashkëjetuesen e më pas vrau veten, i afërmi i Kolë Manajt zbardh detaje nga ngjajrja e rëndë në Shkodër

Anila Prendushi (Ndoka), nënë e 3 fëmijëve mbeti e plagosur rëndë paraditen e djeshme në Shkodër, pasi u qëllua me plumb në kokë nga burri me të cilin ajo bashkëjetonte.

Autori Kol Manaj, 10 vite më i ri se ajo, po me plumb në kokë i dha fund jetës. Për policinë e Shkodrës, ky është një krim pasioni me motiv xhelozinë, pasi deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë indicie për konflikte të tjera në çift.

Ngjarja u shënua rreth orës 11:15 në lagjen “Mark Lula” ose siç njihet ndryshe tek ish-fusha e druve në Shkodër.

Çifti u gjet brenda makinës Volksëagen Touran, në pronësi të gruas së plagosur.

Në brendësi të makinës, policia gjeti pistoletën me të cilën 34-vjecari, Kol Manaj qëlloi partneren e tij, e më pas veten. Policia tha se 34-vjeçari humbur jetën në vend, ndërsa 44-vjeçarja është në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës, me plagë në kokë.
Burimet thanë se Anila Ndoka, punonjëse sociale në një OJF, i kishte dhënë fund martesës disa vite më parë. Ajo ka tre fëmijë nga martesa e parë, njëri prej tyre jeton me të, ndërsa dy të tjerët me ish-bashkëshortin. Prej 4 vitesh bashkëjetonte me burrin që sot tentoi t’i marrë jetën.

Partneri i saj, Kol Manaj, ndërkohë ishte i papunë, por nuk kishte sjellje problematike. Së fundmi, thanë burimet ajo ka tentuar t’i japë fund bashkëjetesës, ç’ka mendohet se ka revoltuar Manajn.

I afërmi i Kolë ManaJ, në një intervistë ekskluzive për emisionin “ Me Zemër të Hapur” në News24, ka dhënë detaje mbi ngjarjen.

“Kanë pasur disa konflikte kohët e fundit por menduam se gjithçka do të rregullohej. Kishin vite bashkë dhe ishin shumë njerëz të mirë, atë e kam si motër. Nuk e di a do të shpëtojë apo jo, por unë e kam si motër. Nuk e di, ai vetëm për atë që ka bërë Anila për babanë e tij nuk ishte dashur të bënte asnjë veprim. Nuk kanë pasur fare xhelozi për të.

Kola ka qënë i martuar më parë shumë pak kohë.
Nuk e di çfarë problemi kishin, por kishin një debat dhe ky i kërkoi shumë falje por ajo nuk e fali”, tha ai.


Shtuar 19.02.2025 13:10