Një 27-vjeçar i identifikuar me inicialet E.S ka rënë në prangat e Policisë së kryeqytetit pasi u kap duke lëvizur me 3 mjete identifikimi të falsifikuara.
Ai fillimisht u ndalua nga blutë e Tiranës për një kontroll të automjetit ku më pas u konstatuan dhe dokumentet e identifikimit të falsifikuara të cilat u sekuestruan nga Policia.
Ai tashmë do të përballet me akuzën me falsifikimit të dokumenteve dhe pashaportave ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.
NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë
Goditet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, 1 rast i falsifikimit të dokumenteve.
Qarkullonte me 3 mjete identifikimi të falsifikuara, vihet në pranga 27-vjeçari, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë goditur një rast të falsifikimit të dokumenteve, si dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
– E. S., 27 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Në rrugën “Sokrat Miho”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. S. dhe gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 27-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 mjete identifikimi, të dyshuara të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyakatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
#angazhimpërkushtimsakrificë????????????️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve????????????️????????