Vijon procesi i numërimit të votave në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa në disa qarqe ka pasur edhe surpriza.
Në qarkun e Korçës mësohet se janë numëruar deri tani 146 kuti nga 427 në total.
Vihet re që kryeson Partia Socialiste me 22413 vota ose 47.40%, teksa ndiqet nga Partia Demokratike me 19670 vota ose 41.60%.
Në vendin e tretë është LSI me 3612 vota ose 7.64%. Surprizë është PSD e Tom Doshit, e cila renditet e katërta me 507 vota ose 1.07%.