“Qajnë për fëmijët”, Sara Mila rrëfen kërkesat e prindërve për punësim

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, foli për takimet me qytetarët të zhvilluara të premteve dhe për nismën “Prania Besnike”. Sipas saj, kjo platformë synon të afrojë qytetarët me institucionet dhe të krijojë një komunikim më të drejtpërdrejtë mes tyre.

Mila hodhi poshtë pretendimin se nisma i përjashton qytetarët nga procesi. Ajo theksoi se qëllimi është krijimi i një mekanizmi transparent, i cili do ta çlironte deputetin nga roli i ndërmjetësit, veçanërisht në çështjet që lidhen me punësimin.

Të lidhura

None found

Deputetja tregoi se gjatë kontakteve me qytetarët ka dëgjuar edhe histori prindërish që kërkojnë mundësi pune për fëmijët e tyre. Ajo tha se disa prej tyre janë përlotur teksa kanë folur për të rinjtë që kanë përfunduar studimet me rezultate të larta dhe duan të punësohen.

“Mua më kanë ardhur raste edhe më parë, jo vetëm nëpërmjet Pranisë Besnike. Për fëmijë më vijnë burra dhe gra, qajnë për fëmijë të jashtëzakonshëm që kanë përfunduar studimet me rezultate shumë të larta, duan të bëhen pjesë e sistemit”, u shpreh Sara Mila.

Ajo kujtoi se në të kaluarën u ka drejtuar zyrave të punës qytetarë që nuk kishin dijeni për ekzistencën e tyre. Sipas Milës, mungesa e informacionit dhe problemet e komunikimit i pengojnë shumë njerëz të njihen me mundësitë dhe procedurat e punësimit.

“Sa e sa raste kam pasur unë që kam referuar tek zyra e punës njerëz që nuk e dinin fare ekzistencën, sepse ndodh kjo gjë. Ka një vështirësi në koordinim, ka një vështirësi në komunikim. Nuk është jeta vetëm Tirana, nuk janë vetëm zonat urbane”, tha deputetja.

Sipas saj, “Prania Besnike” synon që kërkesat për punë të regjistrohen në një sistem të hapur dhe të kontrollueshëm, duke shmangur marrjen e CV-ve nga deputetët dhe ndërhyrjet individuale.

“Ky sistem bëhet pikërisht për këtë, për ta larguar përgjithmonë edhe deputetin nga marrja e kësaj CV-je nën dorë. Nëpërmjet këtij sistemi është shumë më mirë që të standardizohet kështu”, deklaroi Mila.

Duke iu përgjigjur analistit Mentor Kikia, i cili kishte vënë në diskutim rolin e deputetit në përcjelljen e CV-ve, ajo tha se dokumenti mund të hidhet në sistem pa nënkuptuar favorizim të kandidatit.

“Unë bie në kundërshtim me Mentorin kur ai më thotë: ‘Çfarë pune ke ti të çosh CV-në aty?’. Po, te ky sistemi transparent, te pasqyra, që ta shikojë edhe Erla, ta shikojë edhe Mentori që mua më ka ardhur qytetari dhe ma ka sjellë këtë CV. Unë e dërgoj dhe e çoj atje dhe them: institucionet, kush ka nevojë dhe të hapë vende pune, le ta marrë dhe le ta pyesë këtë zotëri me këtë CV”, tha Sara Mila.


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetanında indexgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetCasibomPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisextrabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobetBahsegel