Emisioni “Stop” ishte në Tiranë me zonjën Shqiponja Mashi, e cila tregoi se në vitin 2019 në Shkodër ka qenë me vajzën me motor dhe ka bërë një aksident. Për pasojë vajza është dëmtuar dhe ka ndenjur 3 muaj në regjim shtrati.
I është drejtuar një procesi gjyqësor me avokat Ndue Gjelaj dhe ka dalë vendimi i dëmshpërblimit në masën 54 milionë Lekë të vjetra. Por Shqiponjës i kanë kaluar vetëm 8 milionë Lekë. Për pjesën tjetër avokati nuk i jep shpjegime.
“Paret nuk janë marrë akoma. Një shumë e vogël është marrë që i ka kaluar vajzës 6 milionë lekë të vjetra dhe 2 milionë të tjera kanë kaluar në llogarinë time. Pjesën tjetër thotë avokati i pengon gjykata e Apelit. Me avokatin kemi bërë një marrëveshje 50 me 50 pasi të fitohet gjyqi. Paratë janë dhënë direkt nga avokati Ndue Gjelaj”.
Përmbaruesi Rrok Deda është shprehur se lekët i kanë kaluar te avokati.
“Ai thotë se paratë i kam kaluar tek avokati Ndue Gjelaj, unë mbaj paret e tij”, tha denoncuesja.
Zonja Mashi interesohet te Byroja Shqiptare e Sigurimit, ku i thonë, që paratë kanë kaluar përmes përmbaruesit.
Denoncuesja: Kjo çështje po hyn për të pestin vit dhe unë s’kam marrë asnjë informacion, asnjë pare.
Punonjësja BSHS: Kështu zonjë, duhet të flasësh me avokatin dhe avokati jot të thotë. Zonja, çështja ka ardhë me Përmbarim dhe ne nuk e dimë, se kush i merr lekët pastaj, se Përmbarimi është vënë në lëvizje nga avokati.
Denoncuesja: Kush i ka tërhequr paret?
Punonjësja BSHS: E di avokati!
Denoncuesja: Kush i ka tërheq paret?
Punonjësja BSHS: E di avokati! Ka ardhë me përmbarim pra. Ne nuk tërheqim paret.
Denoncuesja: Të dy i kanë tërheq? Avokati dhe Përmbaruesi?
Punonjësja BSHS: Atë nuk e dimë neve. Ata e kanë proceduar normalisht, Përmbarimi.
Punonjësja tjetër: Fol me avokatin!
Avokati Ndue Gjelaj e mohon këtë gjë, fyen grupin e xhirimit dhe e drejton zonjën te përmbaruesi.
Av. Miranda Sinanaj: Problemi nuk është avokati, po është Përmbaruesi Gjyqësor.
Av. Miranda Sinanaj: Pse? Atëherë pse? Këto janë Përmbaruesit! Avokati nuk mund të imagjinojë, që ky Përmbarues do ketë këtë sjellje dhe shiko, se nuk mund të bëhet kjo procedurë. Përmbaruesi do ta marrë vetë përgjegjësinë mbi kurriz.
Av. Ndue Gjelaj: E mora mesazhin, jam në një takim dhe do ju marr vetë, pa problem.
Av. Ndue Gjelaj: Nuk e di, për sa por të mbaroj këtu takimin. Do ju marr! Gjithashtu e kam porosit atë kolegen të dispononi me një kërkesë.
Gazetarja: Të presim këtu, avash-avash.
Av. Ndue Gjelaj: Q**a nanën! Këto janë pisa, mor burri i dheut.
Zonja takon përmbaruesin Rrok Deda, i cili i thotë, se i ka kaluar plot 42 milionë Lekë avokatit, ndërsa 13 milionë janë bllokuar, pasi avokati po i bën punë të pisët.
Përmbaruesi Rrok Deda: Atë, që i kam kaluar Nojës, thuaji Nojës t’i kalojë ty!
Denoncuesja: Sa i ke kaluar avokatit?
Përmbaruesi Rrok Deda: 42, 43 milionë, aq sa të kam thënë. Ia kam kaluar. 13 milionë janë të bllokuara.
Denoncuesja: Pse janë blloku paret, mor?
Përmbaruesi Rrok Deda: Kam pas vendim pezullimi, se Noja do me bë me hile me mu!