Putinit i ndodh e papritura në mes të fjalimit para mijëra mbështetësve (VIDEO)

Presidentit rus Vladimir Putin i është ndërprerë fjalimi në mes në televizionin shtetëror rus.

Fjalimi është ndërprerë që Vladimir Putin i është drejtuar audiencës në Stadiumin Luzhniki në Moskë.

Fjalimi i Putinit është ndërprerë papritur dhe televizioni ka shfaqur disa këngë që janë kënduar në stadium. Një pjesëmarrës i koncertit ka thënë se Putin e ka përfunduar fjalimin dhe e ka lënë skenën.

Ai e ka mbajtur këtë fjalim për të shënuar përvjetorin e tetë të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë. Aneksimi i Krimesë është dënuar nga Perëndimi dhe Ukraina, andaj edhe nuk e njohin si territor rus./albeu.com/


Shtuar 18.03.2022 16:22