Putini zhvillon bisedë telefonike me princin e kurorës së Arabisë Saudite, diskutuan për çmimin e naftë

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman për të diskutuar bashkëpunimin brenda grupit të prodhuesve të naftës OPEC + për të ruajtur stabilitetin e çmimit të naftës, bën me dije Kremlini nëpërmjet një deklarate.

Ministrat nga OPEC dhe aleatët e udhëhequr nga Rusia, të njohur kolektivisht si OPEC +, do të mbajnë një konferencë telefonike të mërkurën.

Dy përfaqësues të OPEC+ thanë për Reuters se paneli ka të ngjarë të rekomandojë ruajtjen e prodhimit aktual të naftës.

Prodhimi rus i naftës deri më tani ka treguar elasticitet përballë sanksioneve perëndimore të vendosura pasi Moska pushtoi Ukrainën më 24 shkurt 2022./albeu.com/