Presidenti Vladimir Putin ka thënë se gazi mund të furnizohet ende nga një pjesë e mbetur e paprekur e gazsjellësit Nord Stream 2, por topi ishte tashmë në fushën e Bashkimit Evropian nëse donte apo jo gaz të furnizohej nëpërmjet tij.
BE-ja më parë deklaroi se tre rrjedhje në dy tubacione gazi Rusi-Gjermani ishin punë sabotimi dhe dyshimi ka rënë mbi Rusinë.
Qarkullojnë fjalë se rrjedhjet janë të lidhura me luftën në Ukrainë, megjithëse Kremlini i ka përshkruar akuzat që qëndron pas tyre si të parashikueshme dhe pa sens.
Putin tha gjithashtu se shërbimet speciale të Ukrainës ishin pas një sulmi që dëmtoi urën e Krimesë të shtunën e kaluar.
Siç kemi raportuar dhe më herët, Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se kishte arrestuar pesë rusë dhe tre shtetas të Ukrainës për shpërthimin në urë, të cilin Putin e ka quajtur një akt terrorist./albeu.com