Moska është e gatshme të japë një “kontribut të rëndësishëm” për të shmangur një krizë globale ushqimore nëse Perëndimi heq sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës. BBC shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Presidenti Vladimir Putin në një bisedë telefonike me kryeministrin e Italisë Mario Draghi.
Udhëheqësi çeçen kërcënon Poloninë me luftë: Në 6 sekonda ju tregojmë se çfarë jemi të aftë
FOTO/ Lufta në Ukrainë, dëmtimi nga sulmet në Kramatorsk
Putin foli gjithashtu për hapat e ndërmarra për të garantuar sigurinë e lundrimit, duke përfshirë hapjen e përditshme të korridoreve humanitare për daljen e anijeve civile nga portet e Azov dhe Detit të Zi, të cilat pengohen nga pala ukrainase.
Fermerët ukrainas kanë 20 milionë tonë drithë që nuk mund t’i arrijnë në tregjet ndërkombëtare dhe një korrje e re është gati të fillojë. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba e ka përshkruar më parë si “shantazh” ofertën e Rusisë për të hequr bllokadën e porteve të Detit të Zi ukrainas, në këmbim të heqjes së sanksioneve.