Një dokument i publikuar në faqen e internetit të qeverisë ruse tregon se Putini ka nënshkruar një dekret që krijon një proces të thjeshtuar natyralizimi rus për “të gjithë qytetarët e Ukrainës”, raporton Reuters.
Më parë, një procedurë e thjeshtuar për marrjen e nënshtetësisë ruse zbatohej vetëm për banorët e territoreve të vetëshpallura separatiste të Republikës Popullore të Donetsk (DPR) dhe Republikës Popullore të Luhansk (LPR) në Ukrainën lindore, si dhe rajonet e pushtuara nga Rusia të Khersonit dhe Zaporizhzhia, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass./albeu.com