Rusia ka ndaluar hyrjen në vend të dhjetëra gazetarëve britanikë, përfaqësuesve të mediave dhe personaliteteve nga Ministria e Mbrojtjes Britanike.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Rusisë tha ne ndalimi hyrjes së britanikëve në vend është një përgjigje ndaj sanksioneve perëndimore dhe presionit ndaj mediave të saj shtetërore jashtë vendit, shkruan Reuters.
Lista e të ndaluarve përfshin 29 gazetarë dhe anëtarë të organizatave mediatike britanike si BBC, Sky News, Guardian dhe Times.
Më shumë se 12 figura britanike, të cilët Moska tha se ishin të lidhur me industrinë e mbrojtjes, u ndaluan gjithashtu të hynin në Rusi./albeu.com