Në fjalimin me rastin e Ditës së Fitores së Rusisë, presidenti Vladimir Putin ka përshëndetur “triumfin” e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste.
Ai thotë se ishte një “bërje e paprecedentë e heroizmit” dhe se Rusia duhet të sigurojë se “tmerri i një lufte globale nuk do të përsëritet kurrë”.
Por ai goditi vendet e NATO-s, duke thënë se Rusia ishte përpjekur “më kot” të bënte kompromis për çështjet e sigurisë.
“Vendet e NATO-s nuk donin të na dëgjonin… kjo do të thotë se në realitet ata kishin plane krejt të ndryshme,” thotë ai.
Ai e akuzon atë për “përgatitjen e hapur të një operacioni tjetër ndëshkues” në rajonin Donbas të Ukrainës dhe thotë se ekziston një “kërcënim i papranueshëm për ne pikërisht në kufijtë tanë”.
Putin akuzon Perëndimin se përgatitet për pushtimin e Rusisë, duke përfshirë Krimenë, një zonë e Ukrainës që u aneksua nga Rusia në 2014.
Lufta kundër Ukrainës ishte një “goditje parandaluese kundër agresorit”, ndërsa mbylli fjalimin duke thënë: “Lavdi për fitoren forcave tona të armatosura të lavdishme, për Rusinë!”
Pavarësisht frikës se presidenti rus mund t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës, dhe më pas një mobilizim të plotë, ai nuk bën asnjë deklaratë për këtë./albeu.com