Putin i përgjigjet liderëve të G7: Do të ishte një spektakël i “neveritshëm” nëse ata do të fotografoheshin topless

Disa nga liderët e G7 u degjuan duke bërë shaka para kamerave të dielën për prirjen e Putin për t’u fotografuar topless.

Presidenti rus Vladimir Putin tha me sarkazën të mërkurën se do të ishte e “neveritshme” të shihje krerët e shteteve dhe qeverive më të industrializuara të G7 të zhvishen në samitin e tyre të fundit.

“Nuk e di si kanë dashur të zhvishen, sipër apo poshtë belit, megjithatë spektakli do të ishte gjithsesi i neverithshëm për mendimin tim”,  është shprehur Putin.

Përgjigja e Putin erdhi para gazetarëve gjatë një vizite në Turkmenistan. Ai nuk hezitoi të shtonte se do t’i këshillote liderët e G7 që të pinë më pak dhe të ushtrohen më shumë për arritur harmoninë e mëndjes dhe trupit./albeu.com