Pushuesit nga Kosova dynden drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik i rënduar

Këtë fundjavë, fluks i lartë pushuesish nga Kosova, kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të përballuar këto ditë të nxehta.

Mediat raportojnë se vargu i gjatë i automjeve, kryesisht pushues ditor nga Kosova në këtë ditë të fundit të qershorit, janë drejtuar zonave bregdetare.

Pas udhëtimit në Rrugën e Kombit, vargu i gjatë i automjeteve pranë kryqëzimit në Fushë-Milot,  përballen me një trafik të rënduar.

Pushuesit më pas i drejtohen zonave të preferuara të bregdetit, për të kaluar fundjavën.

Me hapjen e rrugës Thumanë-Kashar pasditen e sotme, për turistët vendas dhe të huaj, pritet një përmirësim i ndjeshëm i lëvizjes së pushuesve që preferojnë të vizitojnë bukuritë e natyrës shqiptare gjatë këtij sezoni turistik.


Shtuar 30.06.2024 11:51