Një pushues nga Kosova, i cili pësoi dëmtime gjatë zjarrit në hotelin “Brooklyn”, në zonën e Lungomares në Vlorë, ka treguar nga spitali se si u përball me flakët dhe tymin e dendur në orët e para të mëngjesit.
Sipas dëshmisë së tij, situata u krijua papritur rreth orës 4:00, kur tymi mbushi korridorin dhe ua bllokoi rrugën e daljes nga godina.
Të lidhura
None found
“Ishim në gjumë në orën 4 të mëngjesit, nuk e di. Dolëm në korridor, pamë shumë tym. Mbyllëm derën, shkuam në ballkon, flakë. Kërcyem nga ballkoni, kam rënë në beton, a nuk e di”, rrëfeu i riu.
Si pasojë e zjarrit mbetën të plagosur shtatë persona. Gjashtë prej tyre janë shtetas nga Kosova, ndërsa një është nga Rrësheni.
Për shkak të gjendjes së tyre, dy të dëmtuar u dërguan me urgjencë drejt Tiranës, ku do të marrin trajtim më të specializuar. Ndërkohë, katër persona të tjerë iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale.
