Pushtimi rus i Ukrainës, shqiptarët: Më mirë 3 vjet burg se 300 vjet nën sundimin sllav të Putinit

Presidenti ukrainas Vladymyr Zelensky njoftoi rekrutimin e ushtarëve të huaj për të luftuar në Ukrainë përballë pushtimit rus.

“Të gjithë të huajt që dëshirojnë t’i bashkohen rezistencës ndaj pushtuesve rusë dhe të mbrojnë sigurinë botërore, ftohen nga autoritetet ukrainase të bashkohen me forcat e mbrojtjes”, thuhet aty, duke specifikuar se do të formohet një njësi speciale me emrin “Legion international”, njofton nga Prishtina korrespondenti i gazets zvicerane Le Canton27.ch

Veteranët e UÇK-së i përgjigjen thirrjes së Zelenskyt për të luftuar ndaj rusëve. Sipas tyre, arusha duhet pritur në komshi, se nesër e ke n’shtëpi!

“Zviceranët që duan të shkojnë të luftojnë në Ukrainë rrezikojnë tre vjet burg”, ka thene shefi i armatës zvicerane Thomas Süssli në një interviste ekskluzive dhënë gazetës Blick.ch. Nje ligj i ngjajshëm është edhe në Kosovë dhe Shqipëri, ku ju ndalohet qytetarëve te këtyre dy vendeve të luftojnë në vendet e huaja. Kjo ndalesë ishte vënë që kur nisen të shkonin vullnetarët e parë në Siri apo Afganistan.

Ndryshe, javen që shkoi gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch shkroi se në Zvicer 35 persona kanë kontaktuar tashmë ambasadën në Bernë për t’iu bashkuar apeleve per vullentare në Ukrainë, në mesin e të cileve tre persona janë të nacionalitetit zviceran, kurse të tjerët janë rezidentë të huaj, sidomos shqiptare nga ballkani.

Sipas mediave kosovare “Veteranët e UÇK-së i përgjigjen thirrjes së Zelenskyt për të luftuar ndaj rusëve. Mësohet se disa veteranë të UÇK kanë shprehur dëshirën për të ndihmuar Ukrainën për të luftuar kundër Rusisë. Një ndër veteranët e UÇK-së është Feriz Deliu nga fshati Kabash.”

Sipas Aleksandër Dermentli, kryetar i shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës” për gazeten zvicerane Le Canton27.ch ka thëne se “Aktualisht në Ukrainë jetojnë dhe veprojnë mbi 5000 shqiptarë. Ata jetojnë në disa zona rurale te Ukrainës. Shumica e shqiptarëve jetojnë në disa fshatra në rajonet e Odessa, Karkruti, Zaporizhia, Priazovskoe rrethit Georgievka, Devnenskoe dhe Gamovka…”

Duke folur për ndëshikimet dhe ligjet si të Zvicrës, po ashtu edhe Kosovë dhe Shqipëri, me tre vjet burg, për ata persona që shkojnë të luftojnë jashtë vendit,  shqiptarë në diasporë deri ballkan, thonë se “Me mire tri vjet burg se sa 300 vjet nder sundimin sllavë te regjimit diktatorial te Putinit?.. Ne shqiptare jemi lodhur me okupimet e njepasnjëshme. Dikur nga turqit për 500 vjet, me pas nga fashistët, deri dje nga serbët, nesër nga rusët?.. Stop, ne shqiptarët nuk e duam robërinë, të gjtha luftar na i kanë imponuar, ne duam lirinë jo vetëm për vete, por edhe të tjerëve..!”


Shtuar 5.03.2022 21:07