Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje nënave ruse që të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në luftë.
“Dua t’ua them këtë edhe një herë nënave ruse, veçanërisht nënave të të rekrutuarve, mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë në një vend të huaj”, u shpreh Zelensky.
Ai u bëri thirrje atyre që të “mos i besojnë premtimeve se do të dërgohen diku për stërvitje .. ose kushte jo luftarake”, dhe u kërkoi atyre “të veprojnë menjëherë” nëse ka dyshime se ata po dërgohen për të luftuar në Ukrainë.
Ky fjelim i presidentit erdhi pasi Rusia konfirmoi pjesëmarrjen e rekrutëve në radhët e ushtrisë së saj. Shumica prej tyre kanë qenë të patrajnuar dhe janë zënë rob nga forcat ukrainase./albeu.com/