Pushtimi i Ukrainës, Irlanda rihap ambasadën në Kiev

Irlanda ka rihapur ambasadën e saj në Kiev pas gati gjashtë muaj mbyllje. Lajmi u bë me dije nga Ministria e iralandeye e Punëve të Jashtme.

Ambasada e Irlandës në Ukrainë ka rifilluar funksionimin e saj në Kiev, pas shkëputjes që nga pushtimi i Ukrainës, ndonëse ka funksionuar në distancë, ka thënë departamenti i Punëve të Jashtme në një njoftim për shtyp.

Vendet e huaja kanë rihapur gradualisht ambasadat e tyre në kryeqytetin ukrainas pasi mbyllën dyert e tyre pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. Shtetet e Bashkuara rihapën ambasadën e tyre në qytet më 18 maj./albeu.com