Një shqiptar i cili punonte në ndërtim në Maltë, ka mbetur i plagosur pasi është goditur nga një pompë betoni.
Sipas mediave vendase, aksidenti ka ndodhur në zonën Gozo.
Raportohet se 44-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.