Këtë të hënë, punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë, kanë bojkotuar sot punën në shenjë kundërshtimi të draft- propozimit të PS për shkrirjen e saj si bashki dhe Bashkimin me Bashkinë e Kavajës.
Në orën 9:00 Punonjësit kanë lënë vendet e punës në shenjë demostrative kundër propozimit të socialistëve ndërsa thonë se ndihen të tradhtuar nga kupola e PS.
Të lidhura
None found
Ata kërkojnë me ngulm që Rrogozhina të mbetet Bashki më vete, pasi rrezikon të humbë identitetin e saj.
“Bashkisë Rrogozhinë po i behet një padrejtësi shumë e madhe. Ne i plotësojmë të gjitha kriteret për të qëndruar si Bashki si burimet njerëzore ashtu edhe financiare. Sot kemi 1 Bashki me 43 mijë banorë, që janë kundër reforme. Bashkia Rrogozhinë nuk është krijim i Reformës së 2015 por ka 35 vite Bashki dhe ne jemi kundër bashkimit me Kavajën. Arbjan Mazniku nuk i ka të sakta të dhënat për Bashkinë e Rrogozhinës. Sipas censusit Bashkia e Rrogozhinë ishte vlerësuar si bashkia më e mirë, prandaj ne nuk e pranojmë këtë reformë”, tha një punonjës.
Një punonjës tjetër i bëri apel Kryeministrit Edi Rama, Presidentit Bajram Begaj dhe Arbjan Mazniku, të mos vendosin për zhdukjen e Rrogozhinës.
“Pavarësisht nga problemet e Bashkisë Rrogozhinë, kjo protestë organizohet vetëm për shërbimet ndaj qytetarëve që e kryen vetë Bashkia Rrogozhinë. Bashkia e Kavajë nuk mund ta rregullojë Bashkinë e Rrogozhinës. I kërkoj Kryeministrit, presidentit të Republikës dhe Komisionit të Reformës Territoriale ta shikojnë me vëmendje Bashkinë Rrogozhinë si aset. Duhet të reagojnë të mos ja prishin qytetarinë Rrogozhinës”, tha ai.
“Ne si Bashki po arrijmë gjëra të mira, kemi plazhin dhe Kalanë e Vilë Bashtovës dhe plazhin e Spillesë. Ne kemi nevojë për investime nga qeveria dhe jo Bashkim me Kavajës. Kush na siguron ne që qytetarët do të marrin shërbime nga Kavaja? Ne Nuk jemi dakord të shkrihemi si Bashki”, tha një tjetër protestues.
