Në ditën e dhjetë të grevës, punonjësit e kompanisë “Bankers Petroleum” kanë ndërmarrë një hap të ri duke iu drejtuar zyrtarisht Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokatit të Popullit dhe Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Në shkresën zyrtare të dorëzuar këtë të premte, punonjësit kërkojnë vëmendje dhe ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse, me qëllim që të parandalohet çdo pasojë serioze për shëndetin dhe jetën e tyre, pasi – siç theksojnë ata – situata është bërë e padurueshme.

