Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bëri të ditur se, për shkak të zbatimit të projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës”, do të hyjë në fuqi një plan për menaxhimin e trafikut, i cili parashikon kufizime të përkohshme të qarkullimit.
Gjatë datave 6 dhe 7 gusht 2026, në fashën orare 00:00–04:30, do të montohen trarët metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit. Për të garantuar sigurinë në rrugë gjatë këtyre ndërhyrjeve, dy korsitë e aksit kryesor në drejtimin Durrës–Tiranë do të mbyllen.
Të lidhura
None found
Në këtë interval, automjetet që udhëtojnë nga Durrësi drejt Tiranës, Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe Kosovës do të kalojnë përmes rampave të autostradës Thumanë–Kashar.
Mjetet që kanë si destinacion Aeroportin dhe Kosovën do të vazhdojnë rrugën në autostradën Kashar–Thumanë. Ndërkohë, automjetet që drejtohen për në Tiranë do të udhëzohen nga sinjalistika e përkohshme për të kaluar në rrugën dytësore dhe do të rikthehen në autostradën Durrës–Tiranë pasi të kenë kaluar mbikalimin e Kasharit.
