Punët e shtëpisë që duhet t’i shmangni gjatë shtatzënisë

Gjatë shtatzënisë, padyshim që nuk do të ndaloni shumë nga aktivitetet tuaja, por do t’ju duhet ta përshtatni atë që bëni me situatën tuaj. Pra, ka disa punë të shtëpisë që duhet t’i shmangni pasi mund të rezultojnë të jenë të rrezikshme, si për ju ashtu edhe për fetusin në zhvillim.

Shikoni disa prej tyre…

Pastrim me produkte me kimikate të forta

Produktet e pastrimit që përmbajnë kimikate mund të shkaktojnë tym të dëmshëm për shtatzëninë tuaj. Nëse duhet të përballeni me furrat dhe tualetet e pista gjatë shtatzënisë, kërkoni alternativa. Bëni pastruesin tuaj nga përbërës natyralë si uthulla e bardhë, sode buke, limon.

Mos ngrini pesha

Është shumë e rëndësishme të kufizoni peshën që ngrini gjatë shtatzënisë dhe të shmangni çantat e rënda ose mobiljet e rënda. Mos mbani çanta të rënda për blerje nga supermarketi ose mobilje nëpër shtëpi. Sa më i madh të jetë barku, aq më shumë sforcohet në pjesën e poshtme të shpinës dhe lëndimi i shpinës është gjëja e fundit që ju nevojitet. Kërkojini bashkëshortit tuaj, fëmijëve më të mëdhenj, miqve ose të afërmve t’ju ndihmojnë.

Mos u ngjitni në vende të larta

Gjatë shtatzënisë përpiquni të mos bëni punë që kërkojnë ngjitje ose balancim në karrige ose shkallë, si pastrimi i perdeve ose ventilatorëve të tavanit. Gratë shtatzëna janë të ndjeshme ndaj rrëzimeve dhe ndikimi mund të jetë i rrezikshëm. Mos qëndroni në tavolina, stola apo edhe shkallë të ulëta. /albeu.com


Shtuar 13.01.2023 23:21