Prodhimi i patateve në fshatin Bllacë të Bulqizës ka qenë cilësor dhe i bollshëm këtë sezon, por fermeri Din Osman dhe të tjerë kanë hasur vështirësi në shitjen e prodhimit të tyre.
Shkaku kryesor për mungesën e tregut është importi i patatave më të lira nga vendet fqinje, që kanë mbushur tregun vendas.
Ata kërkojnë mbështetje më të madhe nga shteti për të përballuar konkurrencën e fortë të produkteve të huaja.
Këto janë qindra kuintalët e patateve të Din Osmanit në fshatin Bllacë të Bulqizës.
Prodhimi ka qenë cilësor dhe i bollshëm këtë sezon.
Por mundi duket se po shkon dëm.
Prodhimin e tij nuk ka ku ta shesë.
‘’Me llogarit mundin e tyre, nuk të leverdis të mbjellësh patate. Mundi ynë ikën komplet në përrua.
Jo që nuk kemi gjet treg shitjeje për patate por as nuk pyet kush për to’’.
Shkak për mungesën e tregut është patatja që vjen nga vendet fqinje, me çmim më të lirë.
‘’Treg nuk ka, ato do kalben të gjitha’’.
Si ai janë të gjithë fermerët e Bulqizës që prodhojnë patate, ndërsa flet për mungesën e mbështetjes nga shteti.
‘’Po të kemi ndihmë nga shteti, ne e shtojmë mbjelljen por duhet të vijë të na e marrin prodhimin’’.
Ndonëse prodhimi në zona të larta si Bllaca del me vonesë, tregu vendës është i mbushur me produkte importi që konkurojnë produktet tona.