Drejtoria Vendore e Policisë në Lezhë, ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një shtetas 46-vjeçar, pasi publikoi në rrjetet sociale një video që shkel fshehtësinë e votimit.
Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi R. Z., me banim në Itali, akuzohet për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi në profilin e tij në rrjetin “TikTok”, ka shpërndarë një video të regjistruar gjatë momentit që plotësonte fletën e votimit.
Të lidhura
None found
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ndërsa vijojnë verifikimet për të identifikuar raste të tjera të ngjashme.
