Publikohet fotoja, ky është Iliaz Çali që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në aksin Tiranë – Durrës

Kryeqytetit u trondit gjatë orëve të vona të së dielës pasi një atentat ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë – Durrës pranë mbikalimit të Rinasit.

Iljaz Çali, është ekzekutuar me një breshëri plumbash teksa ishte duke drejtuar automjetin në pronësi të shtetasit me iniciale H.Xh nga Fushë –Kruja. Nga verifikimet e grupit hetimor raportohet se makina ishte marrë me qira nga viktima Iljaz Çali.

Por 37-vjeçari nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai është arrestuar në vitin 2016, pak ditë pas grabitjes së parave në Aeroportin e Rinasit. Policia kontrolloi në atë periudhë dhjetëra banesa të personave të dyshuar për grabitjen dhe gjatë atyre kontrolleve gjeti në shtëpinë e Çalit 682 rrënjë kanabisi.

Në atë operacion, iu vunë prangat menjëherë së ëmës së tij Xhemile Çalit, kurse i biri që nuk u gjet në shtëpi, u shpall në kërkim dhe u arrestua kohë më vonë.