Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pak pas mesnatës (19 Nëntor), një atentat mafioz u regjistrua në Tiranë, ku mbeti i vrarë Klaudio Prendi. Kjo ngjarje e rëndë tronditi opoininin publik, pasi ishte atentati i dytë brenda javës. Kujtojmë se më13 nëntor, u ekzekutua edhe bizsnemeni Eduart Reçi.
“JOQ ALBANIA”, ka siguruar pamjet të atentatit të ndodhur mesnatën e 19 nëntorit në rrugën “Xhanfize Keko”, ku mbeti i vrarë 28-vjeçari Klaudio Prendi.
I riu sapo kishte dalë nga një lokal i zonës, ku kishte qenë i shoqëruar nga disa miq dhe 2 efektivë të Policisë së Shtetit.
Duke hipur në makinën e tij tip “G Class”, parkuar pranë stacionit të autobusit, një mjet tip “Audi” i bardhë i është afruar paralel dhe ka qëlluar 7 herë ndaj tij.
Ka dyshime se autori, i cili ka qenë në makinë me 2 persona të tjerë, ka përdorur armë me silenciator pasi të shtënat nuk janë dëgjuar.
Sapo kanë parë ngjarjen e rëndë, shokët e 28-vjeçarit kanë dalë me vrap nga lokali për t’i ardhur në ndihmë të riut, ata e hipën në makinë Klaudio Prendin dhe u nisën drejt Spitalit të Traumës, por i riu nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
View this post on Instagram