Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Rexha, i cili është një nga banorët më të përfolur të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, ka bërë të ditur se ka kryer ndërhyrje estetike tek buzët.
Ai pranoi se i ka të mbushura me botox, duke mos hezituar të flasë hapur për këtë eksperiencë personale.
Një video që po qarkullon në rrjetin social TikTok tregon se këngëtari ka realizuar edhe disa intervenime të tjera në fytyrë, ndërkohë që mesazhi i tij drejtuar ndjekësve është i qartë: “Rritni vetëbesimin tuaj me trajtimet me botox”.
Si një nga personazhet më të komentuar dhe të ndjekur brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Labinoti vazhdon të tërheqë vëmendje jo vetëm me aktivitetet dhe diskutimet e tij, por edhe me vendimet personale për pamjen e tij, duke treguar se nuk ka problem të flasë hapur për zgjedhjet estetike.


Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend, këngëtari nga Rahoveci ka deklaruar se ka bërë ndërhyrje për shkaqe shëndetësore.
