Skriniar ka qenë kapiteni i Interit në ndeshjet ku Handanovic nuk ka qenë titullar dhe kjo është një shenjë ku tregohet besimi që ka klubi te mbrojtësi.
Sipas “Corriere dello Sport”, presioni i PSG-së ndaj Milan Skriniar nuk tregon shenja zvogëlimi, por te interi ka besim për rinovimin e kontratës së sllovakut që skadon në qershor.
Para sfidës Barcelona-Inter, Marotta ka thënë: “Nëse vullneti i tij është identik me tonin, do të arrijmë një marrëveshje shumë shpejt”./h.ll/albeu.com