Milan Skriniar do të luajë për Paris Saint-Germain sezonin e ardhshëm, pasi arriti në finalen e Champions League me Interin.
Tashmë ai është i përqendruar te kombëtarja e tij, e cila do të përballet me Islandën të shtunën e ardhshme dhe Lihtenshtajnin të martën në kualifikueset përgatitore për Eurokupën e ardhshme, por në sallën e shtypit ai zbuloi të ardhmen e tij pas verës.
Kontrata e futbollistit me Interin përfundon më 30 qershor dhe siç përflitet prej kohësh, ai tashmë është angazhuar me PSG-në.
“Ne do të shohim se si do të shkojnë gjërat në Paris, por e rëndësishme është që unë jam mirë”, tha ai.
“Kam pasur një dëmtim të madh dhe jam përpjekur të kompensoj kohën e humbur duke u stërvitur edhe kur skuadra po pushonte. Sot ndihem mirë, por pa luajtur nuk mund të gjesh ritmin tënd”, tha sllovaku.