Kur të pushtojnë emocionet dhe lotët fillojnë të rrjedhin, është reagimi më normal njerëzor.
Nuk duhet të të vijë kurrë turp të qash.
Dhe këtë e vërtetojnë gjetjet e mjekëve të cilët pohojnë se të qarët është e dobishme për shëndetin në shumë mënyra.
Neurologu William H. Frey thekson se është një mënyrë e shëndetshme për të reduktuar stresin , i cili, i lënë të ziejë tek një person, ka një efekt fizik negativ në trup, duke filluar nga rritja e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare e deri te prishja emocionale, shkruan albeu.com.
Duke studiuar të qarat dhe lotët për më shumë se 15 vjet, Dr. Frey arriti në përfundimin se 85 për qind e grave dhe 73 për qind e burrave nuk ndjejnë trishtim apo zemërim pasi qajnë. Një sulm i të qarit në të dyja rastet zgjat mesatarisht gjashtë minuta, zakonisht midis shtatë dhe dhjetë në mbrëmje.
Është interesante se femrat qajnë mesatarisht 47 herë në vit, kurse meshkujt shtatë.
Sipas Frey, këto janë arsyet pse duhet të ndiheni të lirë të qani sa herë që ndjeni nevojën:
1. Redukton stresin
Stresi afatgjatë rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe mund të dëmtojë disa pjesë të trurit, dhe e qara e bën më të lehtë përballimin e stresit dhe ka një efekt pozitiv në gjendjen e përgjithshme të trupit. E qara mund të shihet si faza fillestare e zgjidhjes së stresit dhe një hap drejt shëndetit më të mirë të njeriut.
– Duke qarë, ne çlirohemi nga barra emocionale dhe të gjitha emocionet e këqija që kemi grumbulluar, kështu që lirohet një vend për përvoja të reja, pozitive – shpjegoi Frey.
2. Ul presionin e gjakut
Është vërtetuar se e qara ul presionin e gjakut dhe ul rrahjet e zemrës.
3. Lotët largojnë toksinat nga trupi
Dr Frey vëren se të qarat reduktojnë sasinë e toksinave në trup që grumbullohen gjatë situatave stresuese. Përndryshe, këto helme janë përgjegjëse për rritjen e kortizolit, hormonin e stresit, i cili nga ana e tij inkurajon dëshirën për ëmbëlsira, dhe rrjedhimisht shtimin në peshë, diabetin dhe paradiabetin.
4. Njerëzit që qajnë janë më të sinqertë dhe të hapur
Njerëzit që nuk kanë turp të qajnë janë zakonisht autentikë dhe të sinqertë me veten e tyre. E qara gjithashtu tregon forcë, sepse njerëzit shpesh mbajnë një maskë që i bën të duken të fortë dhe të guximshëm.
5. Përafrimi me emocionet
E qara është shprehje e emocioneve dhe e gjendjes së brendshme të një personi. Nga të gjithë gjitarët, vetëm njerëzit qajnë për shkak të stresit emocional. Ndjenjat na motivojnë të ndjehemi me të tjerët dhe të funksionojmë në komunitet. Shfaqja e emocioneve me ndershmëri gjithashtu i ndihmon njerëzit të jenë më kreativë. /albeu.com/