Pse tani? Rama po bëhet gati për një tur tjetër nëpër Shqipëri

Kryeministri Edi Rama pritet në ditët në vijim të ndërmarrë një tur në gjitha qarqet e vendit.

Mësohet se kryeministri këtë tur ia dedikuar shpjegimit të Projekt Buxhetit 2024.

Ndalesa e parë e kreministrit besohet të jetë qyteti i Fierit këtë të enjte ose të premte, sipas Tch

Të gjithë deputetëve socialistë u është kërkuar të angazhohen në procesin shpjegues të Projekt Buxhetit 2024. Kryeministri i ka dhënë një përparësi absolute shpjegimit të qytetarëve të këtij projekt buxheti.

Në të tilla kushte kur projekt buxheti do të dominojë agjendën politike të shumicës socialiste, kjo bëri edhe shtyrjen e kongresit të PS-së parashikuar për t’u mbajtur të shtunën. /albeu.com


Shtuar 1.11.2023 14:00