Pse Rusia po ndërpret furnizimin me gaz në Evropë?

Siç kemi raportuar më herët, Rusia ka ndaluar furnizimin me gaz përmes një tubacioni të madh për në Gjermani, të quajtur Nord Stream 1, raporton BBC.

Kjo është lëvizja më e fundit në një seri ndalimesh furnizimi që kanë nxitur një krizë energjetike në Evropë.

Kështu që le të hedhim një vështrim më të afërt se çfarë po ndodh:

Çfarë është Nord Stream 1?

Është një tubacion që përdoret për të dërguar gaz, që shtrihet 1200 km (745 milje) nën Detin Baltik nga bregu rus pranë Shën Petersburgut në Gjermaninë verilindore.

Si i ka shkurtuar Rusia furnizimet?

Rusia ka ndërprerë plotësisht të gjitha furnizimet me gaz në Evropë përmes tubacionit, duke pretenduar se nevojiten riparime. Zyrtarët rusë pretendojnë se sanksionet perëndimore i kanë shkaktuar ndërprerjet duke dëmtuar infrastrukturën ruse.

Si po e dëmton Evropën?

Evropa, dhe veçanërisht Gjermania, ka qenë historikisht shumë e varur nga gazi rus për të përmbushur nevojat e saj për energji. Çmimet e gazit janë rritur gjithashtu, tani ato janë rreth 450% më të larta se sa ishin këtë kohë vitin e kaluar.

Si po e redukton Europa kërkesën për gaz?

BE-ja ka përpunuar një marrëveshje në të cilën vendet anëtare ulin përdorimin me 15%./albeu.com