“Pse nuk u hoq non grata?” Rama: Këta e bënë Trump-in si ta kishin komshi për të marrë salcë kosi

Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjatë mbrëmjes së sotme arsyen se pse nuk u hoq non grata e kryedemokratit Sali Berisha. I ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’ në MCN Tv, Rama tha se kanë kaluar gjashtë muaj dhe ende nuk është hequr ‘non grata’ e Berishës. Kryeministri shtoi se e dinte se si funksionon Amerika duke shtuar se këta e kishin bërë Trump ‘sikur ta kishin komshiun që hyjnë për të marrë salcë kosi’.

“Pse nuk u hoq non grata. Kanë kaluar 6 muaj dhe nuk është hequr. Unë di si funskionon Amerika. Nuk është SHBA ajo që tregohet. Këta e bën Trump si ta kishin komshiun që hynin e dilnin për të marrë salcë kosi. Ça është LaCivita, është një këshilltar që paguhet”, tha Rama.


Shtuar 5.05.2025 22:09